Pesë emigrant janë ndaluar ditën e sotme pasi kaluan kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.
Bëhet me dije se emigrantët e ndaluar janë të kombësisë siriane dhe algjeriane.
Tre prej tyre u kapën në fshatin Trestenik të Korçës, të cilët më pas u kthyen në territorin grek.
Po ashtu dy emigrantë të tjerë u ndalun në Pogradec.
Ata i kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga blutë e Pogradecit teksa përpiqeshin të gjenin mjet transporti, për të udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion Malin e Zi.
/a.r











