Catherine Calderwood, shefja e shëndetësisë në Skoci, ka dhënë menjëherë dorëheqje, pasi u fotografua duke shkelur rregullat bazë të pandemisë së koronavirusit. Një zbulim i turpshëm, ka nxjerrë në pah shkeljen e rregullave në mënyrë të vazhdueshme nga Calderwood.
Ndërsa i kërkonte vazhdimisht popullit skocez të qëndronin në shtëpi të izoluar, ajo u fotografua disa herë duke udhëtuar fundjavave bashkë me familjen, në shtëpinë e saj të dytë në bregdetin lindor të Skocisë.
Zbulimet bënë që policia të vizitojë shtëpinë e Dr Calderwood dhe të lëshojë një paralajmërim se”udhëzimet ligjore për të mos u larguar nga shtëpia juaj pa ndonjë justifikim të arsyeshëm zbatohen për të gjithë.”
Ky skandal e detyroi Ministrin e Parë të Skocisë, Nicola Sturgeon të merrte masa, ndaj veprimit të shefes së shëndetësisë. Dr Calderwood kërkoi falje publike, për veprimet e saj të patolerueshme, duke dhënë dorëheqje nga posti i saj.
“Me një zemër të fortë, jap dorëheqje si shefe mjeksore,” – tha ajo në një deklaratë të shkurtër, duke pranuar se një “përqendrim i justifikueshëm” në sjelljen e saj “rrezikoi të bëhej shpërqendrim” nga detyra jashtëzakonisht e rëndësishme e përballimit të situatës përmes krizë koronavirus.
Shefja e mjeksisë kishte parashtruar reklama në TV dhe radio duke i kërkuar publikut që të qëndronte në shtëpi për të shpëtuar jetë dhe për t’u mbrojtur nga pandemia e Covid-19.





g.kosovari











