Ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka ushtruar kontroll në pjesën e regjimit të jashtëm të IEVP Rrogozhinës, ku ka sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit canabis-sativa .
Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, policia gjeti një sasi prej 97.1 gramë canabis-sativa.
Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, çështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
g.kosovari