• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkatërruesit e ushtrisë duhen ndëshkuar, ligji zbatohet edhe pas 100 vitesh ”

by Artur Ajazi
21/12/2020 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ish- Ushtaraku i lartë që ka shërbyer në Ushtrisë Popullore të Enver Hoxhës  Bajram Luarasi, ka rrëfyer  disa  ngjarje  të viteve ’70-’80, heqjen e gradave, kthimin e korpusve në divizione, repartet dhe tunelet e ushtrisë, etj, duke shpresuar një ditë në rikthimin e lavdisë së dikurshme të  ushtrisë shqiptare.

Si  ka nisur kariera juaj  si ushtarak ?

Unë kam dalë nga shkolla “Skënderbej” në vitin 1960, kam marrë pjesë në dy parada ushtarake, kam bërë roje tek ish-KQPPSH dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore për afro 1 vit, dhe kam patur rastin të takoj këta burra shteti të asaj kohe, si  Enver Hoxhën me gradën Gjeneral-Kolonel, Mehmet Shehun Gjeneral-Major, Beqir Ballukun Gjeneral-Major, Sadik Bekteshin Gjeneral-Brigade, dhe shumë personalitete të tjera, madje kam qenë vetëm 1 metër larg  Nikita Hrushovit kur ai erdhi në Tiranë, ku bëja roje nderi. Isha djalosh i ri asokohe. Në vitin 1960 jam emëruar me gradën nëntoger, pastaj toger,  dhe në vitin 1961 kam marrë gradën Kapiten i Parë. Gradën ma ka dhënë personalisht  Muhamet Prodani. Kurse në vitin 1964 , jam pranuar komunist, anëtar PPSH, dhe jam emëruar  në Elbasan. Pas tre vitesh heqja e gradave më  gjeti atje  mes  kolegëve. Asokohe quhej Korpus, pastaj Grupim, dhe më vonë deri në vitin 1991, quhej Divizioni  i  Elbasanit. Ti përmenda ata burra, sepse ishin ata që drejtuan sipas meje, dhe jo sipas ndonjë tjetri, Ushtrinë Popullore, e ngritën dhe modernizuan atë pavarsisht sfidave të kohës, i dhanë emrin e mirë  Shkollës  Ushtarake “Skënderbej”, nga ku dolën breza e breza të ushtarakëve që punuan me ndershmëri maksimale për të ngritur repartet e saj fushave dhe malave të vendit, duke nisur nga arma e këmbësorisë, e xhenjios,  tankeve, artillerisë  kundërajrore, ndërlidhjes, prapavijat, etj, etj. Por gjithë kariera ime ushtarake ka patur maksimalisht  kontributin dhe ulje-ngritjet  e saj në  afro 35 vjet që punova me dinjitet në ushtri. Atje kemi punuar dhe kemi qenë në ballin e punimeve ushtarake, fortifikimeve në shkallë vendi pas urdhërit të Mehmet Shehut. Ushtarakët  ishin bij nënash, dhe kanë punuar me një përkushtim maksimal duke rrezikuar shpesh edhe jetën e tyre në ndërtimin e kupolave apo siç quhen ndryshe qendrave të zjarrit, duke punuar  dhe ndërtuar në kushte të tmerrshme tunelet në faqet dhe majat e maleve, ato tunele ku më vonë u sistemuan aparaturat  logjistike dhe krejt armatimi  ynë modern i kohës. Atje në ato tunele, u sistemuan  mjetet e transportit, ku Elbasani si Divizion kishte mbi 5400 të tilla të lehta dhe të rënda, të gjitha në tako, të reja, të lyera me bojë dhe të pajisura me rezerva të konsiderueshme karburanti, me aparatura dhe pajisje logjistike  ruse dhe kineze të mrekullueshme, më vonë  edhe prodhim nordik e gjermanolindor, u instalua ndërlidhja  e ushtrisë, u sistemuan baza materiale ushtrisë, nga gozhda deri tek predhat dhe tanket, nga uthulla dhe deri tek vaji ushqimor dhe produktet e tjera ushqimore, të cilat i siguronin reparteve tona në rast lufte një rezistencë afatgjatë . Por në vitet e fundit, pavarsisht se unë sot jam në pension, konstatoj se ushtria është jo vetëm e shkatërruar,  jo vetëm e shitur  nga ata që pas 1992 erdhën në pushtet, por ajo gjendet sot në pikën e hallit, ndjehet e turpëruar , e përdhosur dhe e përdorur nga njerës  inkompetentë, injorantë të lidhur me afera të pista,  nga çdo ministër që e ka mjelë ushtrinë për interesat e tij dhe shefit tij.

Si e përjetuat shkatërrimin e ushtrisë pas 1992 dhe sidomos në 1997 ?

Së pari dua të them se, shkatërruesit e ushtrisë duheshin ndëshkuar sipasi ligjit, por mendoj se edhe pas 20 e ca vitesh,   ligji  duhet  të zbatohet, tani ne kemi edhe SPAK-un, pra përgjegjësi penale  duhet të mbajë  edhe sot kushdo qoftë. Si  ish-ushtarak më është dhimbsur  kur shikoja si shkatërrohej gjithçka  kishim, në reparte dhe tunele, ku shkuan tanket e ushtrisë,  ka patur mbi 1280 tanke në gjendje pune dhe lufte në shkallë vendi, ku shkuan  miliona  kallashnikovë, qindra e mijëra  tonelata me municione, qindra e mijëra automjete të tipeve të ndryshme me logjistikë moderne, kush i shiti, kush i vodhi, pse nuk është bërë asnjëherë inventari dhe hetimi tyre ? Ku shkuan avionët, ku shkuan helikopterët, topat, artileria e lehtë dhe e rëndë, kush i boshatisi tunelet e ushtrisë, kush e shkriu Bazën e Armatës në Tiranë, Elbasan, Vlorë, etj,  dhe gjithë repartet në gjithë  Shqipërinë, reparte të cilat nuk i kishte as Jugosllavia në atë gjendje, kush do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e miliona dollarëve dhe miliona eurove për gjithë këto vite  ?  Të gjitha këto pyetje duan një përgjigje  nga të  gjithë ish-ministrat  dhe ish-kryeministrat e këtij tranzicioni të urryer, të gjitha këto pyetje duan një përgjigje edhe nga kryeministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes. I8 pari duhet të përgjigjet Sali Berisha, ish-ministrat e tij, ish-kryeministrat e tij. Por sikur të mos mjaftonte ajo që vodhën dhe shitën në depo dhe magazinat e reparteve, por së fundi u  sulën edhe tuneleve, një turp  dhe një badërrdi e paparë për ushtrinë  e çdo vendi në botë. Tunelet sot, i ruan si të shenjta çdo shtet, sepse ato janë shpëtimtare në situata të tmerrshme lufte por dhe paqeje, ato janë sot nën ruajtjen e shtetit në vende me qeverisje të përgjegjshme  si në Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Rusi Kinë, apo edhe SHBA  etj, dhe nuk  guxon asnjë  ti afrohet, dhe jo ti prekë dhe ti kthejë në burime  për të përfituar milionat  edhe prej tyre. Tunelet e maleve  tona duhej të ishin “Monumente të Shenjta”  dhe të  mbroheshin  nga shteti. Po ju tregoj diçka personale. Gjatë një vizite në 1984 në Suedi I një grupi ushtarakësh, për marrjen e një  pajisje speciale për prodhimin e lëndëve plasëse, për  Uzinën e  Municioneve të Mjeksit, ku në përbërje ishte edhe specialisti municioneve i ndjeri  Orhan Bacollari, ata  panë me sytë  tyre  se si ruheshin me ligj tunelet e Luftës  Dytë Botërore, dhe bashkë me ato edhe tunelet e  kohës sotme. Kurse tek ne i kthyen në moçale të rrezikshme për tokën, ujin, ajrin, njerëzit. Një turp që do ti mbetet në shekuj ushtrisë, dhe një njollë e zezë për silindo që ka qeverisur vendin. Me çfarë kurajo do ti dalin përpara shqiptarëve, ushtarakëve  dhe ish-ushtarakëve  Sali Berisha, Lulzim Basha dhe çakenjtë e PD  në fushatë, çfarë do tu thonë për ushtrinë, do ti gënjejnë dhe do ti mashtrojnë, sepse ushtria ka 30 vjet  që vetëm vidhet, dhe asnjë nuk mendon se një ditë do të duan të futen në ato tunele për të shpëtuar jetën, por do të jetë vonë. Ndaj populli do ti zërë me gurë mashtruesit dhe hajdutët e pasurisë përbashkët, dhe mendoj se nuk do ti besojë më, lajkave dhe premtimeve  të çakenjve të maviosur nga milionat e vjedhura.

Mendoni se NATO është vendi i duhur i ushtrisë së Shqipërisë ?

Natyrisht   vendi ynë duhet të jetë anëtar i një traktati apo aleance të fuqishme ushtarake, sepse në situatën aktuale ne sot nuk kemi ushtri të rregullt, jo pastaj ta krahasosh me atë ushtri gjigande që kishim dikur. Por mendoj se hyrja në NATO, duhej të ishte shoqëruar edhe me pajisjen e ushtrisë shqiptare me armatimin e duhur, tanke, avionë, etj, pra dua të them se nuk duhet të ndjehemi inferior dhe të mendojmë se gjithçka e presim nga të huajt. Çdo vend ka sot ushtrinë e vet, ndaj dhe Shqipëria ka të drejtën legjitime të ketë ushtrinë e saj, armatimet e saj, logjistikën e saj. Mendoj se nga gjendja nga ku u katandis  ushtria prej 1997, kur pushteti asaj kohe e shkatërroi me dashje ushtrinë dhe pasurinë kombëtare, sot janë bërë shumë përparime. Shpresoj  shumë tek perspektiva e Shqipërisë, edhe në modernimin e ushtrisë si një sektor delikat, pa të cilën liria dhe sovraniteti  gjithsesi mbeten  të rrezikuara.

Next Post
GRAFIKËT / Manastirliu u përgjigjet akuzave: Numri i lartë i testimeve nuk ka shpëtuar asnjë vend nga vala e dytë

'Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe'/ Manastirliu: 14 ditë karantinë për ata që vijnë

Comments 1

  1. Tasimi ish ushtarak says:
    5 years ago

    Sala ne burg 30 vjet dhe te mos dale kurre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

January 12, 2026
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In