Policia italiane ka shkatërruar klanin italo-shqiptar me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me lidhje të ngushta me mafian kalabreze Ndrangheta.
Hetimet çuan në identifikimin e një piramide organiziuese të aktivitetit të klanit nga baza deri tek krerët e lartë drejtues, të cilët administronin trafikun e drogës nga Spanja e Hollanda, si dhe mbanin në zotërim ilegal armë apo para të përfituara nga ky aktivitet.
Operacioni “çoi në arrestimin e 24 personave, sekuestrimin e mbi 94 kg kokainë, të disa banesave në pronësi të anëtarëve të klanit, të 6 aktiviteteve sipërmarrje të tyre, armë, automjete luksoze e 200 mijë euro cash. Morën pjesë në këtë operacion rreth 150 forca të rendit me hetime të shtrira në rajonet e Lombardisë, Piemontes e Emilia Romanjës.