• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkatërrohet baza e drogës sintetike në Tiranë, arrestohen dy amerikanë

by Java News
26/09/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona me shtetësi amerikanë janë arrestuar në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga vendi, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga një gjykata amerikane.

Dy amerikanët u arrestuan në një operacion të policisë shqiptare në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Të arrestuarit janë: ” Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.  Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA”

Policia e shtetit njoftoi sot se ata kishin krijuar një bazë në Tiranë për prodhimin e drogërave sintetike.

Në një deklaratë për shtyp, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale sqaroi si më poshtë:

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”, ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;

– Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.

Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmoi edhe njëherë besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjencive ligj zbatuese amerikane.

Javanews/a.ç

Next Post
Raporti/ Dekriminalizimi ‘dogji’ 19 zyrtarë të lartë gjatë vitit 2017

"Keni 15 ditë kohë", Prokuroria thirrje për kandidatë për KLP-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

February 22, 2026
Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

February 22, 2026
Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

February 22, 2026
U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

February 22, 2026
Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

February 22, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

February 22, 2026
Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In