Goditet banda Italo-shqiptare, e cila shpërndante drogë në qytete të ndryshme të Italisë.
Gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 20 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin dhe tregtimin e drogës, si dhe armëmbajtje pa leje.
Ky operacion kishte nisur në shtator të vitit 2019.
/a.r