Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës dhe heroinës, ndërsa në pranga ranë 5 shqiptarë.
Mediat italiane bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan Emiliano Sulka, 23 vjeç, Bilal Bocaj, 49 vjeç, Kristad Boci, 46 vjeç nga Vlora, Pellumb Drenova, 56 vjeç, dhe Klaid Hasanaj, 48 vjeç.
Të njëjtat burime theksojnë se gjatë aksionit të zhvilluar në Lecce u bë e mundur arrestimi i 21 persona, mes tyre ishte dhe një prej kokave të organizatës mafioze Sacra Corona Unitá. Sakaq, policia italiane vijon hetimet për dokumentimin e fakteve për veprimtarinë e kësaj bande kriminale.
BW/d.i.