• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkatërrimi i “Klanit Farruku”, gazetarja: Një nga grupet më të strukturuara shqiptare, kanë ndërmjetës për drogën në Amerikën Latine

by A R
21/04/2023 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat raportuan disa ditë më parë shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Europë duke treguar sipas tyre rëndësinë e organizatave kriminale shqiptare në tregtinë e drogës.

17 persona ranë në pranga në Spanjë. Të gjithë, sipas njoftimit të policisë iberike, ishin pjesë e një organizate të njohur si “Klani Farruku”. Pjesa më e madhe e anëtarëve përbëhej nga një familje shqiptare që jetonte në Madrid dhe në rajonin turistik të Costa del Sol. Të gjithë këta persona sipas mediave lidhen me drejtuesin e grupit Kreshnik Farruku (Budlla). Ky i fundit për autoritetet është një trafikant i njohur droge, por ndodhet në arrati.

Klani Farruku njihet nga autoritetet spanjolle që prej vitit 2008. Hetimet kanë zbuluar se ky grup ka pasur lidhje me dërgesa droge në Shtator të vitit 2021. Kjo sasi është sekuestruar në Janar të vitit 2022. Bëhet fjalë për një sasi prej 2 tonësh kokainë të fshehura në një kontejner me peshk të ngrirë të dërguar nga Guajakili i Ekuadorit në portin e Algeciras në Spanjë. Për mediat, kjo përfaqëson provën konkrete të lidhjeve të grupit në Ekuador.

Që prej nisjes së operacionit në Shtator të vitit 2021, një total prej 10 tonësh kokainë janë sekuestruar në Itali, Belgjikë, Greqi, Portugali, Holandë dhe Spanjë. Të gjitha kanë një lidhje me “Klanin Farruku”. InSight Crime shkruan se ky klan ka qenë i përfshirë edhe në një marrëveshje droge të njohur si “kile për kile”. Një dërgesë me 10 tonë hashash maroken u sekuestrua në Portugali. Kjo sasi dyshohet se do të shkonte në Amerikën Latine për t’u shkëmbyer me të njëjtën sasi kokaine.

Për gazetaren investigative Pavla Holcová kjo lloj marrëveshje nuk është e pazakontë për grupin Farruku. Për InSight Crime ajo ka shpjeguar se si funksionon klani duke qenë se i ka studiuar për vite të tëra.

Klani Farruku mendohet se është një prej grupeve më të mirëstrukturara shqiptare që nga momenti kur është krijuar. Anëtarët e saj kanë influencë në pjesë kyçe të tregtisë së kokainës në vende të ndryshme të Amerikës latine dhe të Europës. Kjo tregon se trafikantët shqiptarë të drogës po bëhen më të organizuar.

“Ata kanë infrastrukturë në Spanjë, Holandë dhe në portin e Antwerp në Belgjikë”, tha Holcová për InSight Crime.
Vendi ku u vra Ergys Dashi

Grupi është i pranishëm në Ekuador, një pikë kryesore për të dërguarit e grupeve kriminale shqiptare. Ergys Dashi sipas policisë spanjolle ka qenë ndërmjetës për “Klanin Farruku”. Ai u vra në një restorant në Guajakil në Shkurt të vitit 2022 pak pasi u kap sasia e kokainës në portin e Algeciras.

Sipas InSight Crime, rasti i Dashit është shembulli se si funksionojnë ndërmjetësit. Holcová shpjegon se ai ka qenë një aset i rëndësishëm strategjik për rrjetin Farruku, por jo pjesë e grupit kryesor. Sipas gazetares, “Klani Farruku” mund të ketë një numër tjetër ndërmjetësish që ndodhen në Ekuador dhe në Peru.

“Dy vitet e fundit, në Peru është parë një rritje e aktiviteteve nga grupet shqiptare”, tha gazetarja.

Dhe “Klani Farruku” nuk është i vetmi. InSight Crime flet edhe për Dritan Rexhepin. I arrestuar në vitin 2015 në Ekuador, Rexhepi u dënua me 13 vite burg për trafik droge. Megjithatë ai arriti të dilte nga burgu në vitin 2022 dhe që prej atëherë nuk është parë më.

/a.r

Next Post
Falja e namazit, mëngjesi me të afërmit e dhuratat! Si festohet Fiter Bajrami në botë

Falja e namazit, mëngjesi me të afërmit e dhuratat! Si festohet Fiter Bajrami në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In