Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se ditën e hënë do të zyrtarizohen statutore në gjykatë pas vendimeve të marra në Kuvendin e PD-së.
Këlliçi bën të ditur se një vendim i tillë është marrë për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen.
Në këtë rast për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen. Ne sot kemi anuluar Kuvendin e datës 18 dhjetor. Nëse Basha dhe mbështetësit e tij do të duhen ta mbledhin me statutin e ri të PD-së, duke mbledhur firmat në një datë tjetër. Nëse ka mbështetje hajde futu në garë.”, u shpreh Këlliçi te ORA.