Prishtina dhe Mirel Josa kanë ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin mes tyre, duke qenë se klubi kryeqytetas ka marrë rezultate negative në javët e fundit.
Trajneri nga Tirana largohet kështu pas një sezoni aspak të mirë në Prishtinë, duke qenë se kishte humbur edhe besimin e tifozëve, aq sa ultrasit e “Plisave” kanë kërkuar largimin e tij prej disa javësh, madje në ndeshjen e fundit paraqitën edhe një banderolë ku shkruanin: “Nëse s’ke zemër, ik nga Prishtina”.
Këtë lajm të madh për ta ua ka dhënë përfaqësuesi i kryesisë së Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili në “KTV” u shpreh: “Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi ndarë në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjellë deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”.
/a.r