Ndërkohë që Kuvendi ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës, ky i fundit ka njoftuar një konferencë për shtyp.
Presidenti i Republikës pritet të flasë sot në orën 16:00 nga ambientet e zyrës së tij.
Në fokus të deklaratës pritet të jetë qëndrimi i tij mbi hapin e mazhorancës, si dhe nuk përjashtohen argumente shtesë mbi çdekretimin e 30 Qershorit.
/a.r