Kreu i LIBRA-s, Ben Blushu ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai shkruan në “Facebook” se ato që ka thënë Manjani janë të vërteta.
“Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi.
ma.me