Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi Eama shkarkoi kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Zef Hila.
Me anë të një deklarate për median Basha theksoi se organizatorët e skenarit për djegien e KZAZ-së janë Edi Rama dhe Tom Doshi.
“Sandër Lleshaj është një njeri i pa votuar dhe i pazgjedhur i cili ka nxitur shkarkimin e Zef Hilës.
Dua të theksoi se Zef Hila nuk ka qene as fizikisht dhe në asnjë mënyre tjetër i përfshirë në djegien e KZAZ-së në Vaun e Dejës.
Ajo që ndodhi ne Vaun e dejës është një skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi. Këto plane kriminale Rama i bën për të ruajtur pushtetin e tij.
I bëj thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve të Ramës dhe mercenarëve të tij.”