• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’u paraqit 3 muaj në detyrë!”/ Qeveria i çon Kushtetueses dokumentet për shkarkimin e Veliajt: Të ankimonte te Administrativja, jo te ju…

by Os De
16/10/2025 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të gjithë dokumentacionin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, çështja ndaj të cilit do të shqyrtohet më datë 31 tetor në seancë publike. Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese përfshihen propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt apo dokumenti që Prefekti i Tiranës i ka dërguar Këshillit të Ministrave për propozimin për shkarkim. 

Po ashtu, dokumentacionit të dërguar në Kushtetuese i është bashkëngjitur edhe vendimi i shkarkimit nga Qeveria që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si edhe pr.vendimi për shkarkimin në të cilin parashtrohen edhe argumentet që ka përdorur qeveria për të shkarkuar Veliajn nga detyra. 

Qeveria thotë se ka zbatuar vetëm një akt formal, pasi shkarkimi i Erion Veliajt është iniciuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, për shkak se Veliaj nuk u paraqit 3 muaj në detyrë për shkak të masës arrest me burg që prej datës 10 shkurt. 

“Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë. 

Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim”, thuhet në pr.vendimin për shkarkimin e Veliajt që Qeveria ka depozituar në Kushtetuese. 

Edhe qeveria përdor të njëjtët argumente për shkarkimin, që Presidenti Bajram Begaj i përdori kur shpalli zgjedhjet në Tiranë, dekret që u pezullua nga Kushtetuesja pas ankimit të kryebashkiakut. Qeveria thotë se Veliaj nuk kishte të drejtë të ankohej në Gjykatën Kushtetuese, pasi shkarkimi i tij nuk u bë në bazë të nenit 115 të Kushtetutës për shkelje të rënda të ligjit, por në bazë të nenit 62, pika c, të ligjit për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk është paraqitur për 3 muaj në detyrë. Për këtë arsye, qeveria thotë se Veliaj duhej të ankohej në Gjykatën Administrative. 

“Kundërshtimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të pezullojë efektet e tij, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shkarkimin për shkaqe të tjera, përveç atyre të përcaktuara nga pika 1, e nenit 115, të Kushtetutës dhe shkronja “a”, nenit 62, të ligjit nr.139/2015 dhe paraqitja e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, në organin e gabuar për shqyrtimin e mjeteve ligjore të ankimit, nuk sjell efekte juridike. Po kështu, paraqitja e ankimit në gjykatën administrative kompetente nuk pezullon automatikisht efektet juridike të aktit”, thuhet në pr.vendimin për shkarkimin e Veliajt që Qeveria ka depozituar në Kushtetuese. 

Qeveria thotë se Këshilli Bashkiak propozoi shkarkimin e Veliajt pasi mungesa e tij për më shumë se 3 muaj shkaktoi dëm të nevojave të qeverisjes së kryeqytetit. 

“Nuk mund të vihet në dyshim shqetësimi këshilltarëve bashkiakë për dëmin e rëndë që i shkakton nevojave te qeverisjes së kryeqytetit dhe interesit të qytetarëve të Tiranës, mungesa e zgjatur në detyrë Kryetarit të Bashkisë. Këshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligjërisht e mundshme në dorën e tij me qëllim fillimin e procedurave të mëtejshme, për të rikthyer normalitetin qeverisës në Bashkinë Tiranë. Ky vullnet politik dhe ligjor i përfaqësuesve të zgjedhur të Kryeqytetit nuk mund të neglizhohet dhe Këshilli i Ministrave nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të finalizojë procedurën ligjore të shkarkimit”, thuhet në pr.vendimin për shkarkimin e Veliajt që Qeveria ka depozituar në Kushtetuese. 

Një ditë më parë ishte Presidenca që çoi në Kushtetuese parashtrimet e saj, duke e quajtur arbitraritet pezullimin e dekretit dhe i kërkoi Kushtetueses ta heqë dhe të shpallë zgjedhjet në Tiranë.  

Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës. Vendimi i Kushtetueses erdhi pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit të shpallej i paligjshëm, pasi shkarkimi i tij tashmë është një cështje në duart e kësaj Gjykate. 

Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e parë publike për të shqyrtuar shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt nga Qeveria, me propozimin e Këshillit Bashkiak. 

 

Next Post
Berisha habit me deklaratën e tij: Unë nuk besoj kurrë që protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës (VIDEO)

Berisha habit me deklaratën e tij: Unë nuk besoj kurrë që protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
Ngjarje e rëndë/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për të paktën 20 të zhdukur

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

December 21, 2025
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

December 21, 2025
Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

December 21, 2025
‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia

“Nuk na duhen tanket”, Kurti: “Javelin” mund të shkatërrojë armët serbe

December 21, 2025
Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In