Kryeministria është vendosur në lëvizje pas shkarkimit nga detyra e kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministria i ka dërguar një shkresë KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës.
Në letrën zyrtare të depozituar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohet për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, më 25 Shtator, për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate për postin.
Shkresa:
Lënda: Për njohje KOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE
Tiranë
I nderuar,
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave datë 25.9.2025 ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr.539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”.












