• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Veliajt, avokati: Këshilli Bashkiak veproi në shkelje të Kushtetutës, GJK duhet ta shfuqizojë vendim 

by Os De
23/09/2025 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët dhe opozita bënë bashkë votat në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u votua me 50 vota pro për shkarkimin e Erion Veliajt. 

Lidhur me këtë avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se Këshilli Bashkiak, ka qenë në shkelje të Kushtetutës me shkarkimin e Veliajt. 

‘Veliaj i ka paraqitur këshillit kërkesën që të njihje me materialet që do të zhvillohet kjo mbledhje dhe kërkonte që të ishte vet i pranishëm në këtë mbledhje që ti jepte mbrojtjen e tij dhe të diskutonte për çështjen rreth së cilës do të ishte ky takim. Ne kemi një sërë rastesh kur kryetarëve të ish- komunave i është mohuar kjo e drejtë. Dhe Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe kemi një praktikë të konsoliduar. Dhe kjo praktikë nuk duhet që të ishte shkelur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Nuk duhet që të ecim me urdhra politikë’, tha ai. 

Avokati sqaroi se ku konsiston shkelja për shkarkimin e Erion Veliajt në mbledhjen e sotme. 

‘Shkelja konsiston në nenin 42 të Kushtetutës për krijimin e mundësisë për një proces të rregullt gjyqësor në këtë rast këshilli bashkiak është në rolin e gjykatës që do të thotë se është në akuzë dhe i referohet nenit 62 faktit që s’ka qenë prezent për 3 muaj atëherë këshilli që e ka propozuar këtë mbledhje mendojnë se ai s’ka qenë i pranishëm për shkaqe të arsyeshme. 

Këshilli në rastin konkret është në rolin e gjykatës. Por ai ka të drejtën që të njihet me materialet në këtë mbledhje dhe kjo gjë nuk është bërë. Duhet që ti komunikohej rendi i ditën në rrugë zyrtare. Veliaj ka kërkuar që ti vihen në dispozicion këto akte dhe që të jetë prezent në mbledhje’, tha ai. 

Ai tha se 3 rastet kur mund të shkarkohet një kryetar bashkie është kur ka qenë në shkelje të rëndë të kushtetutës, kur është dënuar me vendim të formës së prerë dhe kur nuk paraqitet më shumë se 3 muaj në detyrë pa arsye.  

 ‘Do ti referohemi nenit 62 i ligjit të posaçëm për pushtetin vendor që kryetari i bashkisë shkarkohet kur kryen shkelje të rëndë kushtetuese ose ligjore dhe dënohet me vendim të formës së prerë. Kur nuk paraqitet në punë për më shumë se 3 muaj. Por Gjykata Kushtetuese këtë rast e ka trajtuar se nëse kryetari nuk shkon për shkaqe të arsyeshme që do të thotë nuk ka mundësi që ai të shkojë. Për mua dhe Gjykata Kushtuese nëse do ta marr të mirëqenë do ta shfuqizoi këtë vendimmarrje të këshillit të ministrave’, tha ai. 

 

Next Post
Zgjatja me 3 muaj e hetimeve për Metën, Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’ do gjejë një shkelje

Shkarkimi i Veliajt, reagon Tedi Blushi: Këshilltarët socialistë votuan edhe (vet)shkarkimin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com