• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj-mazhorancës: Një grup “Diellash” të mishëruar e që votojnë siç do Rama

by Os De
23/09/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema kryesore e ditës së sotme është shkarkimi i Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, me arsyetimin se ka mbi tre muaj në mënyrë të pandërprerë që nuk është paraqitur në detyrë, që pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK-ut më 10 shkurt 2025. 

Pikërisht për këtë temë, “Shkarkohet Veliaj, po tani?”, po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku është i ftuar dhe analisti Enton Abilekaj. 

Veliaj më herët ka kërkuar që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak që do të votonte për shkarkimin e tij si kryebashkiak, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Vetë Këshilli i është përgjigjur Veliajt se mund të drejtojë me letër të gjitha mendimet dhe qëndrimet e tij lidhur me çështjen, e që do të lexoheshin në këtë mbledhje. Opozita, ka kërkuar gjithashtu që Veliaj të ishte i pranishëm, vetëm për t’u përballur me atë dhe akuzat ndaj tij. 

Abilekaj shprehet se mazhoranca nuk e ka dashur prezencën e Veliajt në sallë, duke e cilësuar në fjalë të tjera të gjithë procesin thjesht një vendim politik nga kreu i qeverisë. Madje, analisti i cilësoi anëtarët e mazhorancës një “kazermë”, si dhe një grup “Diellash” të mishëruar në pozicionet që mbartin dhe që votojnë siç do kryeministri, 

“Nga mazhoranca nuk presim më asgjë. Ndoshta nuk ka dashur të dëgjojë argumentet e Veliajt. Kanë pasur frikë se ndoshta ai del nga tema dhe flet për çështjet që nuk u intereson. Këtë nuk e dimë. Por, dimë që ata janë një kazermë që nuk mendon më dhe vetëm votojnë. Janë një grup Diellash të rreshtuar, të mishëruar në bashki, Parlament ose qeveri dhe që votojnë siç do Edi Rama”, tha ai. 

Sakaq, Abilekaj u shpreh se opozita sot duhej të mos merrte pjesë në seancë, e të prisnin për prezencën e Veliajt. 

“Opozita sot duhej të tregonte një shembull, që nuk duhej të merrte pjesë në seancë, ose nuk duhej të votonte pa shkuar Veliaj, të tregonte të kundërtën”, tha ai. 

 

Next Post
“Diktatura nuk rrëzohet me fjalë”/ Paloka: Greva e urisë mund të shërbejë për të sensibilizuar ndërkombëtarët…

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

December 25, 2025
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com