Pas rastit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, një tjetër zyrtar i këtij niveli është larguar por sërish urdhri është refuzuar nga Departamenti i Administratës Publike.
Komisioni Kombëtar për Përzgjedhjen e Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në Departamentin e Administratës Publika ka vendosur në mënyrë unanime të mos e marrë në shqyrtim kërkesën e ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie, Plarent Ndreca.
Urdhri u cilësua i paligjshëm nga DAP.
Vendimin për mosmarrjen në shqyrtim të kërkesës së Ministres Karabina e ka bërë publike vetë sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca teksa nënvizon: “Ja prova e radhës e çmendurisë juridike, për të cilën fola dje…!”.