Në Kuvend 101 deputetë kanë votuar pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Ndërkohë 6 deputet votuan kundër dhe 3 të tjerë apstenim ndërsa një deputet nuk ka votuar.
Prezent në sallën e Kuvendit ishin 111 deputetë.
Komisioni Hetimor përbëhet nga:
1-Ulsi Manja, kryetar
2-Vasilika Hysi, anëtar
3- Klotilda Ferhati, anëtar
4-Bashkim Fino, anëtar
5-Alket Hyseni, anëtar
Nga opozita parlamentare:
1- Alban Zeneli
2- Halit Valteri
3- Adriak Alimadhi
Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare:
1-Krenar Rryçi /l.m