• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i presidentit/ Këtë marrëzi kërkoi dikur edhe PS për Metën

by Lorenc Vangjeli
17/10/2025 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli 

Eshtë një film i parë dhe herë tjetër. Eshtë një déjà vu totale. Eshtë një rikthim qesharak i karmës dhe i njëjti skenar grotesk. Janë pothuaj të njëjtët aktorë me të njëjtat “dilema”, por që tani kanë ndryshuar rolet. Kush betohej se ishte i zi si nata akti i një presidenti sot e mbron një gjë pothuaj identike si të bardhë absolute dhe anasjelltas. Ajo që çfarë po ndodh me historinë e dekretit presidencial për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë po ecën në viset e marrëzisë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirjen e procesit deri në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.

Ky akt, shoqëruar dhe me një listë tjetër me 6 pika si garniturë, po përdoret nga opozita si arsye për shkarkimin e presidentit. Akuza: ka shkelur kushtetutën. Duke i zënë udhë e zë me këtë aksion të kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi, një rrëmuje krejt të panevojshme dhe një shpenzimi idiot energjish që do të përfundojnë të hedhura në kosh. Maxhoranca e skualifikoi menjëherë këtë akt: “Presidenti ka ushtruar kompetencat në përputhje me ligjin”, tha “Bardhi” i socialistëve, Taulant Balla. Dhe me të gjitha gjasat, e tha me shumë të drejtë. Kështu ka ndodhur në të shkuarën. Por atëherë palët kishin shkëmbyer vendet. Socialistët thoshin e bënin atë që betohen sot se do ta bëjnë demokratët dhe anasjelltas. Çka e bën historinë e të sotmes më shumë se qesharake. 

Gjashtë vite më parë, në javën e dytë të qershorit 2019 ish-presidenti Ilir Meta kundërshtoi po me dekret, dekretin e tij për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mbas aktit brutal antisistem e vetëvrasës të opozitës së atëhershme për djegien e mandateve, vendi ishte në një situatë shpërthyese dhe Meta pretendonte se një shtyrja e zgjedhjeve i jepte një shans zgjidhjeve politike të krizës së krijuar.

Dhe politikisht me të gjitha gjasat kishte të drejtë, por juridikisht e kishte gabim. Presidenti nuk kishte asnjë mjet ligjor në dispozicion për t’u përfshirë si palë zgjidhjen e krizës. Kishte vetëm fjalën dhe pushtetin moral, por të parën socialistët që e kishin zgjedhur nuk ja dëgjonin, kurse të dytin ai vetë e kishte tkurur pak nga pak duke u afishuar si palë aty ku duhej të ishte mbi palët. Kronika politike e kohës ka shënuar se socialistët e djeshëm bënë rezolutë në kuvend, mblodhën dhe 55 firma për të shkarkuar ish-presidentin, ndërsa demokratët e mpirë nga fruti i gabuar i krizës që kishin gatuar vetë, ju bënë barrikadë për ta mbrojtur.

Këtë bast e zgjidhi Komisioni i Venecias. Në mënyrë të thjeshtë, të qartë e ndoshta turpëruese për gjithë institucionet e shtetit shqiptar, që sherri politik i mbyt në më pak se një pikë uji. “Edhe pse presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, veprimet e tij nuk justifikojnë një procedurë shkarkimi”, shkruhej në opinionin e Venecias në atë kohë. Pra, shkelje kishte, por jo të rënda dhe pa sjellë pasoja të pariparueshme. Ky precedent i qartë mund të ishte i mjaftueshëm për të penguar nisjen e një aksioni të çuditshëm politik nga opozita ndaj një presidenti tjetër, me të cilin ka një mllef të pakuptueshëm e shpesh edhe brutal, edhe banal. 

Një gjeneral i mirë, nuk e fillon kurrë një betejë, e cila e ka disfatën në xhep. Nuk dihet se pse, Berisha, kreu i opozitës që dikur pëlqente ta quanin “Mareshalli”, nga indiferenca apo ndonjë shtysë tjetër, e lejoi Gazmend Bardhin të zbazte dyfek e të ngutej si ushtar kamikaze drejt një disfate të paralajmëruar. Duke i dhuruar kështu, një fitore krejt të kotë tavoline maxhorancës së Ramës.   

Ky nuk është rasti që të diskutohet mbi presidencën e Begajt. Demokratët që e quanin dikur normale presidencën partizane të Metës, tani e konsiderojnë zyrën e presidentit zgjatim të pushtetit të kryeministrit, kurse socialistët që duket se po e mbrojnë, e shohin si dikë të huaj që jua diktoi po vullneti i kryeministrit.

Nuk ka ndeshje më tyë pamundur se ajo që bëhet me perceptimin. Dhe politika tradicionale shqiptare që perceptimin e ka edhe provë, edhe argument, edhe logjikë të vetme, nuk e humbi edhe njëherë rastin të bjerë në kurthin e vrazhdësisë së saj të paditur. Duke i dhënë publikut të njëjtin film qesharak të parë dhe herë tjetër, me të njëjtët aktorë që kanë ndryshuar vetëm tekstet, por jo “tabiatet” e portretet. 

 

 

 

Next Post
‘UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar’, Begaj takon Ali Ahmetin: Tubimi krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetje unanime

‘UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar’, Begaj takon Ali Ahmetin: Tubimi krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetje unanime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com