Përjashtimin e Nokës nga Komisioni i Sigurisë kombëtare e ka dënuar edhe Fatbardh Kadilli duke thënë se ky model tregon degradimin e opozitës e cila po zvogëlohet çdo ditë edhe më shumë.
Kadilli u bën thirrje demokratëve të reagojë ndaj këtij modeli ku ‘Kryetarokrati’ Basha emëron dhe shkarkon sipas dëshirës.
“Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve. Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi. Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese”, shkruan Kadilli në Facebook.
g.kosovari