• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës/ Kryemadhi: LSI do depozitojë nismën për hetimin e shkresave të falsifikuara nga Kuvendi

by Java News
08/02/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit, Bledar Dervishi publikoi disa shkresa të Kuvendit lidhur me procesin e shkarkimit të Ilir Metës nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar kryetarja e LSI-së.

Monika Kryemadhi shprehet se LSI do të depozitojë nismën për hetimin e çështjes së shkresës së Kuvendit, duke iu bashkuar qëndrimeve të Presidentit se ato dokumente janë të falsifikuara.

Kryemadhi e cilëson të rëndë aktin e Kuvendit teksa ngre shqetësimin se asnjë institucion nuk merret me të.

“Ne si LSI jemi shumë të qartë në të gjitha pozicionimet tona të kauzave tona opozitare që kemi. Pavarësisht se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën përsa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsikimin në çështjen e presidentit.

Është momenti për të parë sesa të vërteta janë ndjenjat dhe aksionet opozitare. Sot ne këmi një mazhorancë e cila ka ngelur pa tekst, me atë manipulim që ka bërë në Kuvend që është shumë e rëndë. Dhe asnjëri nuk merret me të. As mediat nuk merren. Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit. Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thonte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka komentuar dhe koalicionin “Shtëpia e Lirisë” me të cilën do të hyjë në zgjedhjet vendore të 6 marsit.

Sipa saj, ky nuk është një koalicion mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, por mes LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit.

“Në fakt një nga problemet më të mëdhaja me mediat apo me gazetarët kërkojnë gjithmonë ta unifikojnë çështjen midis dy personave. Unë nuk mendoj që është kështu. Nuk është midis Monikës dhe Sali Berishës sesa më shumë ka të bëjë çfarë përfaqëson komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është vetëm Sali Berisha. Normal që Sali Berisha mund të jetë ideatori apo nxitësi por rithemelimi janë 11 deputetë.

Mungesa e përballjes me të vërtetën brenda Partisë Demokratike të një grupi të vogël është një histori që ne si  LSI bashkohemi me çdo grupim që kërkon demokratizimin e demokracisë shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit janë një element që i kanë dhënë shansin jo vetëm opozitës por dhe qytetarëve që të zgjedhin 6 kryetarë bashkie me votë të lirë. Duam apo sduam zgjedhjet e 30 qershorit ishin zgjedhje moniste” – tha Kryemadhi./m.j

Next Post
Kujt shenje horoskopi duhet ose jo t’i besoni sekretet tuaja!

Kujt shenje horoskopi duhet ose jo t’i besoni sekretet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In