• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkarkimi i Metës, gati lista me dëshmitarët

by Java News
31/08/2019 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët, ditën e hënë do të jenë në një ditë të parë të punës, pas pushimeve të verës dhe mbi të gjitha në axhendë do të kenë hetimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, një proçes që mbeti “i ngrirë” në korrik, për shkak të mbylljes edhe të sesionit Parlamentar.

Komisioni Parlamentar që po heton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta ka grumbulluar një mori me informacione për këtë hetim i cili rinis pas datës 2 shtator.

Top Channel ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor  dhe Qendra e Publikimeve Zyrtare. Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision, duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh.

Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve. Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes së Top Channel nëse presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni, në rast se i mbërrin një ftesë e tillë. Interesant është fakti se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore.

Top channel e ka parë kërkesën për këto dy institucione, ku u kërkohet të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 Janar-10 Qershor 2019, si dhe për periudhën pas zhdekretimit të datës 30 Qeshor.

Mbetet e paqartë përse ky informacion do t’i shërbejë komisionit hetimor. Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata, të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet topsekret. Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.

Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni i Venecias për një cështje të ngjashme disa kohë më parë kur Qeveria moldave pati një përplasje me presidentit e vendit, u shpreh me opinion, i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese. (tch)/l.m

Next Post
Sigurojnë makinat, por jo shëndetin dhe jetën! E kush tjetër, shqiptarët

Sigurojnë makinat, por jo shëndetin dhe jetën! E kush tjetër, shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In