• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës/ Braho: Rreth 40 postime janë totalisht në kundërshtim me ligjin, me përmbajtje fyese e denigruese

by
17/05/2021 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Metës, është mbledhur sërish. Krahas provave lmike të marra nga deklaratat e Presidentit në studiot televizive, para dhe gjatë fushatës, deputeti Edmon Stojku, anëtarë i komisionit, sugjeroi që të përfshihen në hetim edhe pretendimet e mediave në lidhje me lëshimin e nënshtetësive.

Ai kërkoi që të bashkëpunohet me Presidencën, për të marrë të gjithë volumin e nevojshëm të këtij aktiviteti. Nga krahu tjetër, kryetari i komisionit, Alket Hyseni, tha se një kërkesë e tillë pikë së pari duhet të paraqitet në Kuvend, e nëse atje konrmohet, mund të ndërmerret edhe një akt i tillë.

Ndërkaq, anëtari tjetër i komisionit, Spartak Braho, i cilësoi përmbajtjet lmike të Presidentit nga studiot televizive dhe postimet në rrjete sociale, si përmbajtje denigruese e fyese, në kundërshtim të plotë sipas tij me ligjin.

Alket Hyseni: Ka ardhur një letër, një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, ku paraqitet një korrespondencë e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është gjykuar e nevojshme për faktin që ka ndërhyrje të institucionit të Presidencës në këtë komision kushtetues.

Edmond Stojku: Ka shumë kohë që diskutohet mënyra e dhënies së nënshtetësisë nga Presidenti i Republikës. Rasti i Presidencës lituaneze për këtë proces, them që në provat të shtohet edhe kjo pikë, që ka qenë temë e nxehtë për të paktën dy vitesh. Duhet të kërkojmë bashkëpunimin e Presidencës që të na vendosin në dispozicion këto shkresa dhe të shohim nëse ka shkelje.

Alket Hyseni: Kërkesat duhet të paraqiten në Kuvend. Ne mund t’i drejtojmë një kërkesë Presidentit të Republikës. Nëse Komisioni e çmon, i kërkojmë një kërkesë ekstra Presidentit, ku t’i kërkohet volume i punës në lidhje me nënshtetësisë, por kjo është në diskutim.

Klotilda Bushka: Në planin e hetimit, thuhet qartë që Presidenti i Republikës ka kryer akte para dhe gjatë fushatës elektorale, akte që shkelin Kushtetutën. Ai ka folur edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore.

Spartak Braho: Vrojtova me shumë kujdes të gjitha deklarata e presidentit, në mediat elektronike dhe postimet personale që ka bërë në rrjete sociale. Janë rreth 40 postime me përmbajtje kriminale, totalisht në kundërshtim me ligjin, komplote, fyerje ndaj funksionarëve shtetërore dhe ndërkombëtar. Këto janë konstatime të presidentit. Pyetja shtrohet. A i është drejtuar Presidenti ndonjë organi shtetëror, ligjzbatues, për t’ia paraqitur këto denoncime. Në dijeninë time jo, por kjo duhet hetuar. Nuk mund të hedhësh akuza, respekto organet ligjzatuese, janë ato që ndjekin, arrestojnë. Çështja është, ka akuza të tilla, ka denoncime në organet ligjzbatuese. Kjo është një pyetje që duhet ndjekur. / b.h

Next Post
“Një tufë pushtet dashës, pjesa tjetër spurdhjakë”/ Murrizi, ironi me garën në PD: Lëreni Lulin të jetë Lul!

"Një tufë pushtet dashës, pjesa tjetër spurdhjakë"/ Murrizi, ironi me garën në PD: Lëreni Lulin të jetë Lul!

Comments 1

  1. 313 says:
    5 years ago

    normal ca mund te presesh nga 1 cop hajduti ordiner si meta, do zoti perfundon ne burg sa me shpejt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In