Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kreu i LSI Ilir Meta komentoi shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se qeveria duhet të funksionojë si ekip ndërsa referuar deklaratave të manjanit tha se disa prej akuzave të tij nuk qëndrojnë.
“Jam që qeveria të funksionojë në ekip. Manjani-Rama marrëdhenie e vështirë prej kohësh. Disa çështje të ngritura nga ai (Manjani) në publik nuk qëndrojnë, nisur edhe ato deklaratat për kanabisin. Këto çështje duhen ngritur në tryezën e koalicionit, në qeveri. Rruga institucionale dhe mosbërjes së surprizave të njëri-tjetrit forcon bashkëpunimin”, deklaroi Meta./a.m.