Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.
Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.
Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua pas djegies së KZAZ-së në Bushat.
Asokohe, Hila u paraqit dhe në Polici duke shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës.
“Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, pati deklaruar Hila.
Ndërkaq ai që ka firmosur shkarkimin e tij ka qenë kryeministri Edi Rama , ndërsa paralajmëroi të njëjtin fat për këdo që sipas tij “do të përpiqej të pengonte zgjedhjet”.
/b.h