Shkarkimi i ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe zëvendësimi i tij me Arben Ahmetajn është komentuar pozitivisht nga deputetët e LSI-së. Vendin e Ahmetajt e plotësosi Milva Ekonomi.
Në një deklaratë të shkurtër për media, deputetja e LSI-së, Silva Caka, përsëriti deklaratën e bërë pak muaj më parë nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili tha se qeveria ka nevojë për impulse të reja.
“Shumë mirë që ka ndryshime. Paska pasur nevojë, mesa duket, për impulse të reja”, u shpreh Caka.