Rrëmuja që është shkaktuar në Partinë Demokratike dega Fier ka bërë që media vendase të hamendësojnë për larje hesapesh me mbështetësit e Mesila Dodës dhe të Sokol Olldashit.
Gjashtë anëtarë të kryesisë së demokratëve në Fier shprehen se janë shkarkuar. Gazeta Sot shkruan të mërkurën se ata dyshohet se kanë sabotuar kandidatin e djathte Enkelejd Alibeaj në fushatën e fundit.
Olldashi dhe Doda drejtuan fushatën elektorale në vitin 2013. Të dy ata u zgjodhën deputetë të Fierit.