Dy gjeneralë të lartë turq kanë dhënë dorëheqje nga forcat e armatosura, vetëm një ditë pasi ushtria largoi gati 1.700 anëtarë të personelit për shkak të rolit të tyre në puçin e dështuar këtë muaj, raporton CCN Turk.
Emrat e dy gjeneralëve janë Kamil Basoglu dhe Ihsan Uyar, që të dy anëtarë të rangut të lartë në forcat tokësore, shkruan CNN Turk.
Nuk është ende e qartë arsye e dorëheqjes së tyre.
Largimi i djeshëm i një pjese të personelit të ushtrisë përfshirë 149 gjeneralë dhe admiralë, që në përqindje përfaqëson 40% të të gjithë gjeneralëve dhe admiralëve turq, sipas të dhënave të ushtrisë turke.