Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj konfirmoi mbrëmjen e sotme se dorëheqjen e kishte dhënë dy ditë më parë dhe se priste kthimin e Edi Ramës nga SHBA.
I pyetur në ‘Opinion’ nga Blendi Fevziu nëse bëhej fjalë për dorëheqje apo për shkarkim, ai u shpreh se kjo është një fantazi…
Lleshaj tha se dorëheqja e tij nuk mund të kthehet nga Rama.
“Dorëheqja automatikisht është pranuar, pasi është e parevokueshme. Dorëheqja është një akt moral dhe i rëndësishëm dhe merret kur ndërgjegja është e bindur. Unë këtë akt e kam marrë më parë, sikurse e tha Kryeministrit. Ju mund t’i jepni krahë fantazisë, por dorëheqja jepet vetë. Ky vendim i imi ka disa dimensione. Së pari moral, së dyti politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit” – tha ministry i dorëhequr.
/JavaNews/a.r