Nje person 24-vjeçar ka tentuar të djegë disa dyqane në zonën e quajtur 6- katëshi në afërsi të bashkisë.
Bizneset janë djegur në një pjesë të vogël të tyre pa pësuar dëmtime në brendësi.
Më pas ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia, ku këta të fundit e shoqëruan në komisariat.
Nuk dihet ende shkaku se përse i riu i vuri flakën dyqaneve në rrugë.
Kujtojmë që vënia e zjarrit ka ndodhur në orarin kur të gjithë duhet të jenë në shtëpitë e tyre për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, shkruan Shqiptarja.com