• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A shkakton kancer mishi i kuq? Sasia dhe si duhet gatuar

by A R
11/12/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumi i tepërt i mishit të kuq është lidhur me sëmundje serioze dhe vdekje të parakohshme. Por, a është fjala për çdo lloj mishi të kuq? Dhe fundja, cila është sasia që quhet e tepërt?

Mishi i bagëtisë apo mishi i gjahut është një produkt ushqimor që ka rezultuar vendimtar në evoluimin e njeriut. Nga pikëpamja ushqyese ai është i çmuar sepse përmban proteina me vlerë të lartë biologjike, hekur me biodisponibilitetinmë të lartë dhe një sërë elementesh të tjerë ushqyes që i nevojiten njeriut. Anemia është një ndër sëmundjet më të përhapura, sidomos në moshat e vogla. Miliona vdekje fëmijësh mund të parandalohen në botë nëse merren masa për të plotësuar hekurin në dietë, dhe mishi i kuq është burimi më i mirë dhe më efiçent i tij. Mishi i kuq, në aspektin antropologjik është një nga ushqimet më të përshtatshme për njeriun. Por, përse sot mishi i kuq gjendet nën akuzë dhe shihet si një kërcënim për njeriun?

Sasia
Paraardhësit tanë kanë kaluar jetën e tyre në kërkim të mundimshëm të ushqimit. Kanë shpenzuar energji të shumta për të siguruar ushqimin që gjente në territorin përreth tij. Pa dyshim që këtu bënte pjesë edhe gjahu, i cili ishte një trofe e një lufte të gjatë. Mishi ka qenë një luks për njeriun deri pak dekada më parë. Edhe në vendin tonë, deri pak kohë më parë, mishi sigurohej për raste festash ose pak herë në muaj. Kjo sepse nuk ishte e lehtë të rrisje kafshë, kishte mund dhe shpenzime. Madje, edhe disa rite fetare, si për shembull kreshmet, mendohet të kenë qenë një mënyrë për t’i dhënë frymë bagëtisë. Ndërsa sot mishi i kuq konsumohet pothuajse çdo ditë. Që të përmbushet kjo kërkesë “maniake” e njeriut të sotëm, industritë ushqimore kanë siguruar prodhimin intensiv të kafshëve, të cilat kalojnë jetën e tyre të izoluara nga natyra, të ushqyera me koncentrat drithërash dhe aspak jeshillëk, të trajtuara me antibiotikë dhe hormone rritje, dhe të kryqëzuara gjenetikisht për të arritur masë trupore maksimale shkruan Shendeti.

Cilësia
Nëse sërish i hedhim sytë pas, do të konstatojmë se mishi që përftohej deri disa dekada me parë rritej në aq kohë sa i kish përcaktuar natyra, me ushqim të gjelbër, duke kullotur i lirë dhe duke jetuar në harmoni me klimën dhe natyrën. Studimet kanë treguar se këto kafshë kanë një profil yndyrash krejtësisht ndryshe nga kafshët që rriten në regjim stallor. Ato përmbajnë yndyra esenciale shumë më tepër se këto të dytat, faktor ky tepër i rëndësishëm në sëmundjet kardiake, metabolike dhe tumorale. Kafshët e prodhimit intensiv trajtohen me antibiotikë, fakt ky që mendohet të jetë përgjegjës për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe transformimin e baktereve, si dhe transformimin e florës bakteriale të njeriut që i konsumon. Flora bakteriale është një ndër armët më të forta të organizmit tonë kundër sëmundjeve auto- imunitare, sëmundjeve kronike dhe atyre tumorale. Nëse kafshët trajtohen edhe me hormone, konsumatori i mishit të tyre vendoset në rrezik për një sërë sëmundjesh që lidhen me funksionin hormonal, siç është edhe kanceri i gjirit.

Ruajtja
Mënyra e therjes, higjiena, kullimi i gjakut dhe ruajtja në ambiente të freskëta, janë hapa tepër të rëndësishëm në parandalimin e formimit të nënprodukteve të metabolizmit të mikrobeve, të cilat mund të rezultojnë në substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Përpunimi
Trajtimi i mishit me nitrate, zakonisht për t’i ruajtur nga baktere të rrezikshme, siç ndodh në rastin e sallameve dhe proshutave, është një ndër shkaqet e formimit të nitrosaminave – përbërës kancerogjen të një shqetësimi të madh. Për këto përbërës ekziston një limit i caktuar si “i sigurt”, por shpesh kontrollet ushqimore kanë hasur nivele më të larta, si për shembull, të panceta. Tymosja e mishit është gjithashtu një procedurë problematike duke shkaktuar prodhim lëndësh toksike.

Gatimi
Studimet tregojnë se mënyra e gatimit është një faktor shumë i rëndësishëm në pasojat që mishi ka në shëndetin e njeriut. Gatimi në skarë apo në tigan, në temperaturë të lartë, kontakti me flakë dhe tym dhe koha e gjatë e gatimit, luajnë rol vendimtar në formimin e substancave kancerogjene, veçanërisht promotore të kancerit të zorrës së trashë.

Next Post
Tërmete artificiale në Kore, testi bërthamor i shtatorit 10 herë më i fuqishëm se Hiroshima

Tërmete artificiale në Kore, testi bërthamor i shtatorit 10 herë më i fuqishëm se Hiroshima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In