Një i afërm i pronarit të banesës në fshatin Saver të Lushnjës tentoi të ndez bombolën e gazit. Sapo është shfaqur shkëndija e parë e flakës, bombola ka shpërthyer. Si pasojë pati dëme të shumta materiale, por për fat të mirë, jo të lënduar në njerëz.
Zjarret që shkaktohen nga bombola e gazit kanë qenë të shumta dhe për këtë Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, apelon që ndërrimi i bombolave të bëhet vetëm nga njerëz të licencuar.
“Shërbimi jonë kontrollon masat e mbrojtjes nga zjarri, kushdo që përdor bombol gazi duhet të ketë detektor për rrjedhje gazi. Anët teknike janë institucionet tjera që kontrollojnë bombolat e gazit. në këtë periudhë janë zonat turistike që përdorin sasi të mëdha bombolash gazi, janë depozita gazi dhe i bëj thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes të veçantë, pasi një shpërthim i tillë do të ishte shumë i fuqishëm dhe do sillte pasoj atë mëdha. Mundësisht t’i mbajnë ato jashtë ambienteve. Nëse do ketë rrjedhje gazi, qytetarët të bëjnë kujdes kur të afrohen, të bëjnë ajrimin e ambientit, evakuimi është kryesor në këto raste si dhe të lajmërojë institucionet përkatëse. Nëse qytetarët që i përdorin janë të kujdesshëm, asnjëherë nuk do kemi pasoja fatale. Këto bombolat e përdorimit familjar të mos mbushen nëpër karburante, por nga distributor të licencuar dhe ndërrimi të bëhet vetëm i licencuar’, tha Goxhaj.
Në treg janë një lloj i veçantë bombolash, të cilat janë të programuara për t’u përdorur vetëm për kampingje. Të ashtuquajtura bombolat portokalli nuk duhet të ripërdoren dhe rimbushen.
“Problem në zonën urbane janë përdorimi i bombolave të gazit. Zjarret në banesa dhe biznese shkaktohen nga kasetat elektrike dhe nga gazi i lëngshëm. Janë bombolat e gazit ngjyrë portokalli, që nuk duhet të rimbushen, nuk janë bombola që rimbushen, 90% të zjarreve e shkaktojnë këto bomba, ato përdoren për kamping, janë një përdorimshe dhe nuk duhet të rimbushen”, shtoi kreu i zjarrfikësve Tiranë.
Sezoni veror dhe temperaturat e larta sjellin probleme me zjarret në natyrë. Goxhaj thotë se të gjithë përgjegjësit do të përballen me ligjin.
“Ashtu si edhe çdo vit tjetër, shërbim zjarrfikës, për periudhën e verës, shërbimi zjarrfikës bën një plan të veçantë masash, të miratuar nga kreu i Bashkisë, ku konsistojnë në gatishmërinë e personelit të shërbimit zjarrfikës, ku lejet për punonjësit ndërpriten. I gjithë shërbimi qëndron i gatshëm dhe duhet të jetë në çdo kohë brenda territorit të Bashkisë. Përveç personelit, rëndësi i kushtojmë edhe mjeteve që duhen për përballimin e zjarreve. Po ashtu organizojmë edhe takime me drejtuesit e njësive vendore ku kap yje, shkurre e kullota sepse pa bashkëpunim edhe puna e zjarrfikësve nuk do të jetë rezultative. Ne kemi filluar edhe organizimi e shërbimit zjarrfikës në Tiranë, që janë punonjës të administratës publike, janë te lista e komunitetit. Zonat më problematike për shërbimin zjarrfikës janë zonat kodrinore të Tiranës dhe për këtë ne organizojmë tre stacione të lëvizshme që i pozicionojmë në Dajt, Pezë dhe Petrelë, që janë zonat më problematike. Do mundohemi të minimizojmë edhe dëmet, në krahasim me vitet e kaluara. I bëjmë apel edhe qytetarëve, sepse me kushtet klimaterike të vendit tonë, nuk mendoj se shkaqet e zjarrit janë nga natyra. Janë dy kategori, ato që bëhen pa dashje nga qytetarët, që janë pjesa më e madhe dhe zjarrvënia e qëllimshme. Qytetarët duhet të tregojnë shumë kujdes, nuk duhet ët kemi asgjësim të mbeturinave bujqësore me zjarr në këtë periudhë. Përgjegjësit do të përballen me ligjin”, tha ai.
Përgjatë muajve të verës Shërbimi Zjarrfikës i kryeqytetit do të punoj me kapacitet të shtuar, për të përballuar situatat emergjente./ shqiptarja.com
g.kosovari