• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shkak gjakmarrja”/ Zbardhet vrasja e Ardian Nikulajt, Rrumbullaku: Shpallet në kërkim ekzekutori portugez! Bashkëpunoi me 1 shqiptar e 4 shtetas britanikë!

by Java News
26/04/2023 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulajt mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 5 persona të tjerë të huaj. Njëri prej tyre ka shtetësi shqiptaro-britanike.

Janë shpallur në kërkim:

E.H, shtetësi shqiptaro-britanike

R.R.S, shtetësi portugeze

H.H, shtetësi britanike

H.B (femër), shtetësi britanike

H.M, shtetësi britanike

S.P.H, shtetësi britanike

Në kuadër të detajeve të reja të mësuara, motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është furnizuar në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmeve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të bëra nga policia ditën e sotme, në një banesë të braktisur mësohet se janë gjetur rrobat të cilat dyshohet se janë të njëjtat që autori ka përdorur ditën e vrasjes. Rrobat e gjetura janë dërguar në laborator për ekzaminim të mëtejshëm.

Deklarata e Plotë e Rrumbullakut:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, konferencë për shtyp, së bashku me një nga prokurorët e kësaj çështjeje Françesk Ganaj, për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në Shëngjin, më datë 19 prill.

Përshëndetje,

Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës.

Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian  Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm;
  • Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm;
  • Letërnjoftim;
  • Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike

Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes.

Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:

E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,

R. R. S., shtetas portugez,

H. J. S., shtetas britanik,

H. B., shtetase britanike,

TH. M., shtetas britanik,

S. P. H, shtetas britanik,

Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj.

Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Më lejoni që në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ndiej detyrim dhe nevojë të sqaroj opinonin publik dhe juve të nderuar gazetarë, në lidhje me reagimin dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, jo vetëm në rastet e ngjarjeve kriminale, por në tërësinë e punës së tyre, sepse pavarësisht opinioneve, deklaratave mediatike, ju siguroj juve dhe qytetarët, se Policia e Shtetit ka reaguar dhe është angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen me grupe të posaçme hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët vendas dhe ata të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Policia e Shtetit flet me prova për ngjarje të caktuara dhe me rezultatet që strukturat e saj arrijnë në punën e përditshme, jo me opinione. Në këtë kuadër kërkohet rritja e ndërgjegjësimit dhe e bashkëpunimit të qytetarëve, rritja edhe më shumë e besimit të tyre te Policia e Shtetit, me qëllim që të raportojnë në kohë për çdo paligjshmëri me të cilën përballen, pasi denoncimi në kohë, i jep mundësi Policisë të veprojë menjëherë dhe drejt objektivit.

Njëkohësisht, dua të siguroj qytetarët, se asnjë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk është i implikuar në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën.

Punonjësit e Policisë janë në krye të detyrës, me përgjegjësi ligjore dhe morale përballë qytetarëve, për të përmbushur sa më mirë këtë mision të shenjtë në shërbim të tyre.

Të nderuar qytetarë, na besoni dhe bashkëpunoni edhe më shumë me ne, dhe pa diskutim që do kemi parametra më të mirë të rendit dhe sigurisë, si dhe një shërbim edhe më cilësor ndaj jush./m.j

Next Post
FOTOT/ PS në Shkodër denoncon kryabashkiakun e Berishës: Asfalt elektoral apo tallje elektorale e Bashkisë Shkodër?

FOTOT/ PS në Shkodër denoncon kryabashkiakun e Berishës: Asfalt elektoral apo tallje elektorale e Bashkisë Shkodër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In