Reshjet e shiut, të regjistruara përgjatë gjithë pasdites së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët në rrugët e Durrësit.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se gjendja është e rënduar në shumë nga akset rrugore të cilat që përmbyten vazhdimisht në qytetin bregdetar.
Situata paraqitet më e rënduar kryesisht në periferi.