Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Jug të vendit dhe viktimën e parë.
Situata më problematike paraqitet në qytetin e Vlorës ku është shënuar edhe viktima e parë për këtë vit.
Trupi i pajetë i Luan Qarrit rreth 50 vjeç është gjendur në zonën e Rradhimës ku situata është më problematikja për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.
Viktima punonte si roje dhe dyshohet se rrjedha e ujit e ka marë para teksa shkonte për në punë.
Disa nga lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar totalisht nga uji.
Shumë banesa dhe biznese janë përmbytur, ndërkohë që nga moti i keq është shkëputur energjia elektrike në qytet dhe shumë fshatra përreth.
Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar nga rrëshqitja e dherave aksi Radhimë-Orikum.
Vlora është përfshirë nga reshje të shumta që kanë përmbytur, rrugë, lokale, banesa, biznese, parkingje nëntokësore, por edhe bibliotekën e qytetit.
Përmbysje të shumta ka shkaktuar edhe dalja nga shtrati e lumit Gjanica në Fier duke rrezikuar banesat pranë.
Grupet e emergjencës janë ngritur për të parandaluar rëndimin e situatës.
Ndërkohë që moti i keq pritet që të vazhdojë edhe në fundjavë.