• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shiu artificial/ Qeveria kineze shfrytëzon teknologjinë ushtarake për ndryshimin e motit?

by Java News
08/04/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej vitit 2013, Kina ka krijuar 55 miliardë tonë shi artificial. Vendi po merr përsipër një projekt të ri të prodhimit të shiut. Sipas këtij projekti, detajet e të cilit u bënë publik këtë muaj, autoritetet kineze parashikojnë të nxitin reshje në mënyrë artificiale, në sasi të tilla që mbulohen 1.6km katrorë sipërfaqe, një zonë me sipërfaqe sa trefishi i Spanjës.

Siç raportojnë mediat vendase, për ndryshimin e motit, qeveria do të përdorë teknologjinë ushtarake, një tërësi instrumentesh të zhvilluara nga kompania shtetërore Korporata Kineze e Teknologjisë dhe Shkencës Hapësinore. Plani është që të ndërtohen dhjetëra mijëra dhoma djegieje në malet e Tibetit. Në to do të digjet lëndë djegëse në gjendje të ngurtë, e cila do të lëshojë në atmosferë jodur argjendi.

Rrafshnalta e Tibetit është vitale për furnizimin me ujë të pjesës më të madhe të Kinës dhe një pjesë të Azisë. Akullnajat dhe rezervuarët ujorë furnizojnë lumenjtë Jangce dhe Mekong, Lumin e Verdhë dhe shumë lumenj të tjerë që rrjedhin në Kinë, Indi, Nepal dhe vende të tjera. Një lëndë që hidhet më pas mbi këtë zonë me aeroplanë do të nxisë kondensimin e ujit, duke formuar retë.

Një dhomë e tillë në Tiber gjeneron re që mbulojnë një zonë prej 5 km. Krijimi i lëndëve artificiale ka të bëjë me lëshimin e kimikateve në re, gjë që e përshpejton krijimin e kristaleve të akullit dhe kthimin e tij në shi. Kina përdor aviacionin ushtarak për këtë qëllim. Shiu i nxitur artificialisht është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar ajrin në Kinë, ku smogu është problem madhor për shumë qytete.

Praktika e modifikimit të motit është bërë më e shpeshtë në këtë vend vitet e fundit, duke u përfshirë në projekte madhore publike. Në vitin 2008, Kina lëshoi në qiellin e Pekinit 1100 raketa që përmbanin jodur argjendi. Kjo u bë para ceremonisë hapjes së Lojërave Olimpike, me qëllim që ato të zhvilloheshin nën një mot pa reshje. (TemA TV)

Next Post
Bregdeti i Gjirit të Lalzit/ Ja si janë tjetërsuar pronat nga zyrtarë të LSI-së

Bregdeti i Gjirit të Lalzit/ Ja si janë tjetërsuar pronat nga zyrtarë të LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In