• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shitjet e ndeshjeve, prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Kurbinit e Kavajës hetim klubeve

by Java News
16/05/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

6 prokurori të rretheve janë vënë në lëvizje për hetimin e trukimeve të ndeshjeve të futbollit gjatë kampionatit shqiptar 2013-2014 dhe disa ndeshjeve ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë klubet shqiptare.

Prokuroria Shqiptare vihet në lëvizje për trukimet e ndeshjeve të futbollit, gjatë kampionatit shqiptar të viteve 2013-2014. ABC News ka mësuar se 6 prokurori, ajo e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Kurbinit dhe Kavajës po hetojnë klubet e këtyre qyteteve për paracaktim të rezultateve. Bëhet fjalë për dosjen e sjellë nga dy përfaqësuesit e UEFA-së në prill të 2014, Emilio Garcia shef i komisionit te disiplines në Qeverinë Europiane të Futbollit dhe Ulf Kluser oficer i integritetit në UEFA.

Sipas prokurorisë, në dosjen e ardhur nga UEFA janë ngritur dyshime se ekipet si Skëndërbeu, Teuta, Flamurtari, Laçi, Tirana dhe Besa e Kavajës kanë paracaktuar rezultatet sportive. Këto dyshime, thuhet nga dosja e ardhur nga UEFA, janë ngritur për ndeshjet e kampionatit shqiptar dhe në disa ndeshje ndërkombëtare të Champion ligës dhe UEFA-së. Për këto ndeshje ndërkombtare, të deleguarit e UEFA-së kanë drejtuar gishtin në drejtim të ekipit të Skënderbeut dhe Teutës, të cilët edhe po hetohen nga prokuroritë përkatëse.

Dosja hetimore, mësohet se ka qenë për më shumë se dy vite në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda me dyshimin e trukimit të ndeshjeve në funksion të “grupit të strukturuar kriminal”. Burimet thonë se për llogari të këtij hetimi janë kryer veprime të shumta proceduriale duke përgjuar edhe futbollist e president të klubeve.

Në përfundim të këtij hetimi, burimet nga Prokuroria për Krime të Rënda thonë për ABC News se nuk u arrit të provohet se gjatë periudhës 2013-2014 zyrtarët e klubeve funksionin si grup i strukturuar kriminal. Për këtë fakt, është vendosur që dosja hetimore ti kalojë në fillim të këtij viti 6 prokurorive të rretheve për vazhdim të hetimeve ndaj këtyre drejtuesve të klubeve e futbollistë të ndryshëm për akuzën e parackatimit të rezultateve. Dyshimet për manipulimin e këtyre ndeshjeve, thonë burimet, UEFA e ka bazuar nga të dhënat e kompanisë “Federbex” e cila kishte  kontraktuar edhe një kompani investigimi për monitorimin e këtyre ndeshjeve, që kanë hedhur dyshime për trukime.

Por pavarësisht kalimit të dosjeve për hetim në prokurorit e rretheve, ende nuk ka një vendimarrje nga prokurorit, për të marrë në përgjegjësi penale ndonjë individ apo klub futbolli. Nga ana tjetër, akuzat publike për trukime të ndeshjeve në kampionatin shqiptar vazhdojnë si nga klubet edhe zyrtarët e lartë të federatës së futbollit.

ma.me

Next Post
Sekuestrohen 207 kg kanabis në një kamion me targa shqiptare në Greqi

Sekuestrohen 207 kg kanabis në një kamion me targa shqiptare në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In