Kapiteni kuqezi Lorik Cana ka reaguar ashpër ndaj akuzave për shitje të ndeshjes kundër Serbisë.
“Të japësh një përgjigje komenteve dhe budallenjëve është e kotë. Nuk dua të hyj në ato debate, nuk kemi as dëshirë e as luksin e kohës që të bisedojmë për gjëra të tilla. Ata që mendojnë ashtu janë të ligë dhe të varfër në shpirt”, deklaroi Cana për Procesin Sportiv në Top Channel.