Në Kosovë është duke vazhduar shtrenjtimi i produkteve ushqimore, shkruan Gazeta Express.
Rritje të çmimit ka pësuar edhe vaji. Sot çmimi për një litër vaj në market e Kosovës ka shkuar në 3.49 euro.
Krahasuar me të mërkurën ky çmim është rritur dukshëm.
Janë siguruar fotografi të çmimit të vajit nga markete të ndryshme në qytete të Kosovës.
Ndërkaq, dje ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.
Ajo paralajmëroi se do të marrin masa në rast se hasin në parregullsi.
/b.h