• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shitja e Bankers te kinezët, Konkurrenca heton për kufizim të tregut

by Java News
25/04/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shitja e 100% të aksioneve të kompanisë që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, “Bankers Petrolium” dhe firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion ka njoftuar përqendrim paraprak të tregut deri në përfundim të hetimit.

Momentalisht shkruan gazeta Mapo ka filluar kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie, si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut. Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm.

Në kërkimet e autoritetit të konkurrencës ka rezultuar se pronare e “Geo Jade Petroleum Corporation” është “Charter Power Investment Limited”, një shoqëri publike kineze e organizuar sipas legjislacionit të këtij shteti.

Pas 30 ditësh, konkurrenca do të shpallë vendimin nëse ka apo jo kufizim të tregut. Në datën 14 prill, “Bankers” shiti aksionet për 575 milionë dollarë dhe në datën 31 maj do të mbahet një takim special mes aksionarëve të të dyja palëve për të miratuar planin e propozuar të marrëveshjes.

Kompania “Charter Power”, degë e kompanisë kineze “Geo-Jade Petroleum”, ra dakord me “Bankers Petroleum” për të blerë të gjitha aksionet e saj me vlerë 2.2 dollarë për aksion dhe me një shumë totale prej 575 milionë dollarësh pa përfshirë detyrimet.

David French, President dhe Shef Ekzekutiv i Bankers, tha pas shitjes se: “Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë për t’iu rikthyer investimin aksionarëve tanë, me një prim të konsiderueshëm, kundrejt vlerësimit aktual të tregut, ndërkohë që i ofron kompanisë burime shtesë financiare për të përshpejtuar aktivitetin tonë në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve.

Ky transaksion do të gjenerojë një përfitim të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë dhe për komunitetet lokale ku operon Bankers. Ne presim me padurim për të punuar me investitorët e rinj, për të përfituar prej mundësive të ofruara nga asetet”.

“Bankers” ka qenë deri në vitin 2014 korporata më e madhe në Shqipëri sa u përket të ardhurave, por të ardhurat e saj u përgjysmuan në vitin 2015, si pasojë e rënies së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Çmimi i aksioneve të “Bankers” në bursë, u godit gjatë vitit të fundit, fillimisht si pasojë e rënies së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar dhe më pas, si pasojë e goditjeve që mori nga qeveria shqiptare shtatorin e kaluar, kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi 75 milionë dollarë taksa, pas një rivlerësimi tatimor mbi shpenzimet e kompanisë në vitin 2011.

Next Post

Parajsa e humbur e plazhit të vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In