• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shitja e armëve pa leje dënohet me burg nga 5 deri në…. 50 vjet”/ Gafa në kodin Penal

by Java News
21/03/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“50 vjet burg kush kapet duke shitur armë pa leje”. Sigurisht, bëhet fjalë për një lapsus në amendimet e Kodit Penal, fundvitin e shkuar. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka si dënime maksimale 35 vjet burgim ose burgim të përjetshëm. Ndërsa në Fletoren Zyrtare nr. 249 të vitit 2015 në zbardhjen e disa amendimeve të Kodit Penal, të miratuara me ligjin nr. 135/2015, ka sjell një problematikë në zbatimin në praktikë të tij.

Në nenin 17 të këtij ligji, i cili ndryshon neni 278 “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet shprehimisht: “Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave ose minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore dënohet me burg nga pesë deri në pesëdhjetë vjet”.

220371_1

Në bazë të legjislacionit shqiptar, ligjet hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, në të cilin gjenden të shpallur tekstet ligjore që kanë fuqi detyruese për t’u zbatuar në formën që paraqiten në këtë dokument shtetëror. Pra, në këtë rast, gjykatat shqiptare duhet të marrin parasysh dënimin e personave të akuzuar për veprën penale të mësipërme deri në gjysmë shekulli.

Ky dënim maksimal prej 50 vitesh burgim, siç gjendet i botuar në Fletoren Zyrtare, bie tërësisht ndesh me strukturën e ligjit penal shqiptar, i cili parashikon marzhet më të larta të dënimit për vepra që cenojnë jetën e personave. Në këtë frymë, dënimi maksimal me 50 vjet burgim për armëmbajtje pa leje duket qartë se është një lapsus, i cili duhet gjendur tek hartuesit ligjvënës ose në zbardhjen e tij nga Qendra e Botimeve Zyrtare. Logjikisht, numri 50 duhet të jetë 15 vite burgim, por gjithsesi, ai gjendet i shkruar qartësisht pesëdhjetë në Fletoren Zyrtare.

Megjithëse bëhet fjalë për një lapsus jo të lehtë, i çuditshëm është fakti që Kuvendi ende s’ka ndërhyrë për të korrigjuar gafën.   Shqiptarja.com

Next Post

Bale bëhet golashënuesi më i mirë britanik në La Ligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In