• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shiti tre makina të marra me qira, pranga 37-vjeçarit! “U ndihmua” nga dy punonjës të DRSHTRR

by A R
26/11/2023 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka prangosur një person në Elbasan, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë kanë shitur 3 automjete të marra me qira, pasi u hoqën GPS-in dhe falsifikuan dokumentet.

Sipas njoftimit zyrtar të bluve, janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij të cilët janë punonjës të DRSHTRR-së në Elbasan. Mësohet se automjetet i kanë shitur kundrejt vlerës 20 mijë euro. 3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë.

“DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fraud”. Shitën 3 automjete që i kishin marrë me qira, pasi i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet, vihet në pranga një 37-vjeçar, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, punonjës i DRSHTRR Elbasan.

Policia po punon edhe për kapjen e një tjetër punonjësi të DRSHTRR Elbasan, pasi dyshohet të ketë ndihmuar këta 2 shtetas, duke falsifikuar dokumentet e pronësisë mbi automjetet.  Sekuestrohen 3 automjetet dhe 3 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi:  Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.  Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Elbasanit.

/a.r

Next Post
Tentoi të grabiste një grua, por përfundoi i marrë peng. Kush është ‘ngacmuesi serial’ i vajzave në Tiranë

Tentoi të grabiste një grua, por përfundoi i marrë peng. Kush është ‘ngacmuesi serial’ i vajzave në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In