• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shiti lopën për të bërë dializë, 65-vjeçarja nga Korça: Do lë dializën, nuk kam para!

by Java News
17/02/2023 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që hasin pacientët me dializë. Që nga peripecitë e deri tek rimbursimi i  papërfillshëm në lidhje me shpenzimet që kanë.

Kështu ishte edhe rasti i të premtes, ku një 65-vjeçare nga fshati Floq i Korçës ka shitur lopën për të mbuluar shpenzimet e rrugës, për të bërë 3 herë në javë dializën.

Shpreza Elezi u ankua na Fiks Fare se pas 6 muajsh trajtim tashmë e ka të pamundur të kryejë dializën si pasojë e kushteve të këqija ekonomike. Ajo i drejtoret 3 herë në javë Spitalit Rajonal Korçë për të kryer dializën dhe nuk mundet dot me të mbulojë shpenzimet e rrugës.

Ajo ditën që ka për  të kryer dializën çohet që në orën 06:30, orë në të cilën nuk ka transport publik dhe është e detyruar të marri një taksi deri në Korçë. Taksia i kushton 2000 lekë vajtje ardhje për një ditë, ndërkohë rimbursimi i saj nga shteti për gjithë muajin është 2000 lekë.

Vetëm për rrugën që bën tre hërë në javë shpenzimet e saj mujore kapin shifrën 24 mijë lekë. Në këto kushte ajo pohon se ishte e detyruar të shiste lopën që të mund të ndiqte trajtimet. Por lekët pak nga pak po mbarojnë dhe kushtet e këqija ekonomike në të cilat jeto ia bëjnë edhe më të vështirë. Ajo iu drejtua pikërisht Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje, pasi përveç dializës ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ajo kërkon vetëm t’i vihet në dispozicion një ambulancë apo një mjet transporti për të kryer dializën.

Fiksi u interesua pranë Spitalit Rajonal Korçë se pse nuk zbatohet Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”. I cili  shpjegon se drejtoritë përkatëse të spitalit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete të spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.

Në një komunikim që gazetarët e Fiksit patën me zëdhënësin e këtij spitali ai pohoi se ky urdhër zbatohej  vetëm për rimbursimin e çmimit të biletës së autobusit.

Për sa i përket  sigurimit të ambulancës ai pohon se nuk e kanë për detyrë të çojnë ambulancë në raste të tilla. Rasti i 65 vjeçares është i veçantë, pasi ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera dhë mezi lëviz nga vendi. E në këto kushte zëdhënësi pohon se do shohin dosjen e plotë të zonjës madje dhe me një ekip mjekësh do vlerësojnë situatën e saj që të gjejnë një zgjidhje.

/s.f

 

Next Post
Sondazhi/ 54% e qytetarëve mendojnë se punët po shkojnë shumë mirë në Bashkinë e Tiranës

Sondazhi/ 54% e qytetarëve mendojnë se punët po shkojnë shumë mirë në Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In