• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shitësja më hidhte ilaç në ushqime’/ Çfarë deklaroi në polici i riu që qëlloi me hanxhar gruan në pazarin e Korçës

by Java News
20/10/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 19 tetor, në Pazarin e Korçës. Aleksandra Malka u plagos nga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sakaq, i plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për të neutralizuar situatën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Jonis Mazllëmi. Ky i fundit në dëshminë e tij pretendon se shitësja e dyqanit, Alaksandra Malka, i hidhte ilaç në ushqime me qëllim për ta sëmurur.

Ndaj dhe ai është ngritur në 03:00 të natës dhe ka marrë hanxharin e mishit, duke pritur mëngjesin për të bërë sulmin.

Mazllëmi është arrestuar për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Aleksandra Milka, dhe “Plagosjen e lehtë” të dy personave të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje Jonis Mazllemi ka deklaruar se:

“…në lidhje me sa po me pyesni dua të them se sot rreth 3 të mëngjesit jam zgjuar nga gjumi. Pasi jam zgjuar kam qëndruar në banesën time dhe kam parë televizor. Ashtu siç ju thashë më lart, unë kam qënë vetë në banesën time sepse kam 10 ditë që rri pa ngrënë ushqim.

Dua të shpjegoj se problemi im me ushqimin qëndron sepse një shitëse që është tek një dyqan poshtë pallatit tim, në ushqimet që mund të konsumoj unë, iu hedh gjëra për të më sëmurur.

Po kështu dua të sqaroj se une nuk marr dot as ushqime jashtë, sepse kjo gruaja iu ka thënë dhe njerëve të tjerë që në momentin që unë do të kërkoj ushqim, të me hedhin ilaçe të ndryshme për të më këputur këmbët.

Për këtë arsye, sot rreth orës 10:00, kam marrë nga banesa hanxharin e shtëpisë që e kemi për të prerë mish dhe jam nisur për ta frikësuar këtë gruan që të më lerë të qetë në hallet e mia.

Kam zbritur poshtë pallatit dhe kjo gruaja më ka dalë përpara rrugës, ashtu siç me del çdo dite. Une sa e kam parë që më ka dalë përpara e kam goditur nga këmbët me hanxhar. Ajo është mbrotjur me dorë.

Dua të them se gjatë këtij momenti ka ndërhyrë një burrë për të na ndarë dhe atë e ka prekur pak hanxhari kur po na ndante.

Pastaj mua më kanë ulur poshtë në tokë, më kanë shtrirë dhe ka qënë në grup njerëzish që janë turrur dhe më kanë goditur me shkelma. Unë kam qëndruar ashtu i shtrirë derisa ka ardhur dhe me ka marrë policia…”.

/f.s

Next Post
“Do të nxjerr videot”/ Si dashnorja e shpallur Miss i mori rreth 200 mijë euro biznesmenit

"Do të nxjerr videot"/ Si dashnorja e shpallur Miss i mori rreth 200 mijë euro biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

February 7, 2026
Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

February 7, 2026
Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In