• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shiten biletat për Shqipëri-Serbi, 140 deputetët e Kuvendit në stadium

by
25/09/2015 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shiten biletat për Shqipëri-Serbi, 140 deputetët e Kuvendit në stadium

Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi bëri që të gjitha biletat të shiten prej mesit të muajit shtator. Në “Elbasan Arena”, impiantin me 12 mijë e 800 ulëse, nuk ka më vende në dispozicion. Konfirmimi vjen nga Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

“Mendoj se e keni parë që ka pasur tej mase kërkesa për bileta. Por, në momentin që po flasim stadiumi është thuajse i shitur. Mendoj se të gjithë ata që janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm në stadium do të vijnë të përkrahin ekipin Kombëtar dhe të mos shkaktojnë asnjë incident apo veprime të papëlqyeshme. Shpresojmë që kjo të mbetet vetëm një ndeshje futbolli.”

Biletat janë blerë kryesisht nga zyrtarët e lartë, çka ka bërë që të mbeten jashtë dyerve grupe të fuqishme tifozësh, si ata “Kuqezi”, “Plisat”, Shvercat, “Ballistët” etj.

Duke nisur nga Parlamenti, që fillimisht depozitoi kërkesë për të pajisur me bileta 140 deputetët e Republikës së Shqipërisë edhe institucione të tjera të rëndësishme kanë pronotuar me kohë biletat. Të gjitha dikasteret shtetërore kanë kërkuar bileta për ndeshjen. Duke nisur nga Presidenca, Ministritë e deri te institucionet e tjera të pushtetit qendror.

Kërkesat kanë qenë të larta edhe nga Parlamenti i Kosovës dhe institucionet në këtë vend, por edhe nga aktorët shqiptarë të politikës në Maqedoni. Interesant fakti që interes për sfidën e 8 tetorit kanë shfaqur edhe institucionet e klerit në vend. Të gjitha pa përjashtim kishin depozituar në federatë kërkesa për bileta për ndeshjen në “Elbasan Arena”. Befasuese, por e vërtetë. Për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, duket se do të ketë vetëm tifozë me kostum.

Next Post

Xhaka humb durimin, përdor grushtat në fushë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In