Në kuadër të operacionit policor antidrogë i koduar “Hundreds 3”, ka rënë në pranga 18-vjeçari Marsel Rusi pasi dyshohet se shiste doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, në lokale të ndryshme, në plazhin e Golemit.
Gjatë kontrolleve, të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r