• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHISH, tendera në kundërshtim me vendimin e qeverisë

by Java News
21/12/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një periudhë prej më shumë se 6 vite, Shërbimi Informativ Shtetëror ka lënë pa trajtuar me ushqim të gjithë kursantët e tij që paraqiteshin për trajnime në Aparatin Qendror. SHISH disponon një kuzhinë dhe bar, në dispozicion të të cilave është vënë një ambient prej 349 metra katrorë, prej tyre 122 metra në godinën “A” dhe 227 metra në godinën nr.5 të Aparatit Qendror të SHISH. Kjo godinë vijon të jetë funksionale,në kundërshtim me VKM e datës 25 korrik 2012, që nxirte jashtë funksionit këtë mensë dhe ofronte zgjidhje alternative pagesën 10 mijë lekë të vjetra për çdo kursant të SHISH.

Por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Megjithëse restoranti ka vijuar të qëndrojë i hapur, shumë nga punonjësit e aparatit qëndror nuk trajtohen me ushqim në këtë restorant. Nga ana e tij SHISH, pretendon se mostrajtimi ka ndodh për shkak të detyrave specifike që punonjësit kanë jashtë territorit të Tiranës, dhe për pasojë, ata nuk arrijnë të përfitojnë nga ky shërbim. Mirëpo të pa mbuluar me ushqim janë dhe kursantët, ku rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përfitojë qoftë edhe një racion ushqimor që nga viti 2009. Këtyre të fundit SHISH, është mjaftuar vetëm me dhënien e 10 mijë lekë të vjetra në ditë, për çdo kursant.Pavarësisht këtij shpenzimi të nxjerë rrishtazi nga një vendim i 2012,ky institucion nga ana tjetër ka vijuar të kryerjë procedura tenderuese për blerje ushqime, në disa mensa në Tiranë dhe rrethe.

Nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi i kryer ka zbuluar se gjatë vitit 2014 dhe 2015 është zhvilluar procedura e prokurimit me objekt “Blerje Ushqime” për barin dhe mensën e Aparatit Qëndror të SHISH. Mësohet se këto tendera janë zhvilluar në bazë të shkresë-kërkesës që Drejtoria Ekonomike i ka bërë zv/drejtorit të SHISH dhe njësisë së prokurimit, në të cilën është kërkuar që “…mbështetur në fondin limit prej 59 milion lekë të çelur nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat…si dhe funksionimin e zhvillimit të aktivitetit të filialeve të trajnimit dhe kualifikimit të SHISH të zhvillojë procedurën e prokurimit për “Furnizime dhe shërbime me ushqim për mensat”.Mirëpo sipas tre audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kjo procedurë është kryer në mënyrë të parregullt. Është konkluduar se kjo procedurë tenderi, nuk është e justifikuar dhe sipas KLSH bie ndesh me VKM e datës 10 janar të 2007.Për këtë rast por edhe për raste të tjera, audituesit e KLSH, kanë rekomanduar që institucioni i SHISH të marrë masa urgjente të kryejë një vlerësim të kujdesshëm të nevojave të mallrave dhe të vlerësohet sipas qëndrave të kostos, me qëllim rritjen e efektivitetit të fondeve.

Një Vendim i Këshillit të Ministrave të ish-qeverisë Berisha,ka vendosur të ulë strukturën e punonjësve pranë barit dhe të mensës.Më tej ky vendim urdhëron lirimin dhe daljen jashtë funksionit të objekteve që përdoren se bar dhe mensë dhe krijimin e mundësive të dhënies së tyre me qëra, sipas gjykimit të institucionit. Më tej,në VKM evidentohet që SHISH të eleminojë të gjitha procedurat e prokurimit për pjesën e aparatit qëndror.Mirëpo në kundërshtim të kësaj, drejtuesit e SHISH kanë vijuar të zhvillojnë tendera me objekt “Furnizime dhe shërbime me ushqim për mensat”. Këto procedura jnë kryer gjatë periudhës 2014-2015.

Vitet e mostrajtimit
2009 asnjë kursant i trajtuar
2010 asnjë kursant i trajtuar
2011 asnjë kursant i trajtuar
2012 asnjë kursant i trajtuar
2013 asnjë kursant i trajtuar
2014 asnjë kursant i trajtuar
2015 asnjë kursant i trajtuar
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Përgjigja amerikane për akuzat e Berishës dhe Blushit

Obama “bllokon” naftën amerikane, Trumpit do t’i duhet të merret me Lindjen e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In