• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHISH, një intrigë ndërkombëtare

by Mentor Nazarko
02/11/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko/ 

Çështja e ndërrimit të drejtorit të SHISH-it vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në vend.

Duke qenë se ende nuk janë përvijuar të gjitha pistat për këtë zhvillim, konsideroj se ka vend që të dritësohen edhe disa gjëra nga një shikim më ndryshe.

Në gjykimin tim, ka një moment përcaktues, i cili përkon me këtë zëvendësim, që zhdavarit pikëpyetjen e madhe.

Përtej pandehmave se kjo mund të kishte lidhje me rastin ndaj ish-ministrit Tahiri, zëvendësimi i z.Ajazi duhet parë në dritën e një procesi të gjerë, siç është vetting-u.

Dihet fare mirë se Shërbimi Informativ Shqiptar, për shkak të pozicionit strategjik të vendit, ka një rëndësi ndërkombëtare (duke qenë se ai është leva kryesore e sigurisë së vendit që i është bashkuar luftës globale kundër terrorizmit).

Në këtë kuptim, SHISH ka qenë gjallërisht i përfshirë në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Duke qenë se një pjesë e shënueshme e aktivitetit të tij është e përqendruar pikërisht në këtë domen sfidues, ka arsye të besohet se ai bashkërendohet nga ekspertë të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe në aspektin financiar. Madje, financimet amerikane mund të thuhet se janë më të mëdha sesa fondet që merr SHISH-i nga kanalet zyrtare të shtetit.

Ndërrimi i drejtorit të SHISH-it i kapërcen kufizat thjesht të Shqipërisë, dhe ndërkallet në një përmasë ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, zëvendësimi i tij s’duhet parë si një pazar i rëndomtë brenda politikës shqiptare.

Megjithëse presidenti e kryeministri mund të kenë përpjesën e tyre në këtë mes, është e qartë se ka qenë një forcë shtytëse madhore që të ndodhë ky zëvendësim.

Dhe intrasigjenca amerikane përbën një rrethanë fatlume që ky akt të ndodhë pa mëritë, zënkat dhe mospajtimet e zakonshme shqiptare. Ndonëse nuk jemi në dijeni nëse ka pasur trysni për këtë largim, jemi të prirur të besojmë se edhe vetë z.Ajazi mund të ketë qenë i motivuar për një gjë të tillë, veçmas tash kur po tringëllijnë tik-taket e procesit të vetting-ut.

Dhe në këtë proces, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po tregojnë seriozitetin maksimal, i cili, nëse shkon mbroth mund të bëhet modeli shqiptar që do të shërbejë si shembull për rajonin.

Çështja e vetting-ut është po ashtu ndërkombëtare, dhe pikërisht ky është çelësi që shpjegon pse zëvendësimi i kreut të SHISH-it fiton një rëndësi të patjetërsueshme.

Në supet e këtij institucioni do të bjerë barra e shqyrtimit me ‘lupë’ të karrierës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që përbëjnë sistemin e drejtësisë në vend.

Në një situtatë të tillë, është e lejuar të mendohet që në pozitën e mbetur bosh të vijë dikush që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Dhe kur SHISH-i do të jetë në rolin e purifikuesit të bartësve të drejtësisë, bëhet e kuptueshme që për z.Ajazi ishte e vështirë të ishte një pikë referimi përballë një trumbe gjyqtarësh e prokurorësh, apo një ‘perandorie’ funksionarësh që identifikohen me anën e keqe të sistemit.

Thënë më përmbledhtas, ky është leximi im i gjithë kësaj situate të krijuar, dhe është e pamundur që të mos ketë një psherëtimë lehtësimi që fuqitë e vendit nuk do të bjerren në kriza të panevojshme.

Dhe ky mirëkuptim mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, pavarësisht nëse ishte i çiltër apo shtihan, duket ta ketë mërzitur zotin Berisha.

Ky i fundit, me një protagonizëm të panevojshëm, është përfshirë në çështjen e largimit të z.Ajazi. Por mpleksja e Berishës do të thotë vetëm kompromentim i Ajazit dhe asgjë më shumë, por edhe shkas për shpërthimin e dyshimeve nëse ata mund të kenë pasur lidhje të mëparshme.

Megjithatë, gëzon fakti që po i vihet ‘kufiri te thana’ politikës në raport me SHISH-in, dhe ky i fundit po bëhet një ledh apolitik, sine qua non, për mbrothësinë e tij në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Me një lëvizje të tillë, SHISH po mbetet apolitik, ndonëse kryeministri me pushtetin e madh politik mund të gjakojë që ta shtjerë në dorë.

Në fund të fundit, SHISH është çështje ndërkombëtare që kapërcen marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet mes krerëve tanë politikë dhe institucionalë.

Gëzimi i Berishës për këtë do të duhej të ishte më i madh sesa dëshpërimi për largimin e Ajazit apo se Rama dhe Meta po i qasen njëri-tjetrit pa acarimet e mëhershme. Mirëkuptimi mes tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe afrim mes PS-së dhe LSI-së…

konica.al

Next Post
FAO/ Ulen çmimet e qumshtit dhe ushqimeve në muajin tetor

FAO/ Ulen çmimet e qumshtit dhe ushqimeve në muajin tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In